Kosova
Përfundon numërimi i të gjitha votave, LVV-ja mbi 51 për qind
Përfundon numërimi i të gjitha votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 51 për qind të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pas procesimit të të gjitha votave. Për herë të parë një parti në Kosovë ka marrë 486 994 mijë vota, përcjell albinfo.ch.
LVV-ja e Albin Kurtit mori saktësisht 51.11 për qind duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Asaj i mjafton bashkëpunimi me partitë e komuniteteve pakicë për të siguruar shumicën e mjaftueshme prej 61 deputetësh për të krijuar Qeverinë.
VV-ja ishte partia e vetme që shënoi rritje në Kuvend në raport me zgjedhjet e 9 shkurtit që nuk sollën qeveri të re. Atë kohë pati siguruar 48 ulëse.
Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave. Në krahasim me zgjedhjet e shkuara, ato të 9 shkurtit, kjo parti humbi dy ulëse në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ishte humbësja më e madhe e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo parti ka rënë në 15 ulëse nga 20 sa kishte. Ajo mori 13.23 për qind të votave.
Në Kuvend gjashtë ulëse i ka siguruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.5 për qind.
Lista Serbe me 9 ulëse dhe Za Zlobodu Pravdu i Opstanak me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.
10 ulëset për komunitetet tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse.
Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar nëntë janë nga VV-ja. Albin Kurti me më shumë se 404 mijë vota u bë personi më i votuar në histori të Kosovës. Glauk Konjufca i VV-së doli i dyti me më shumë se 318 mijë vota. Personi i tretë më i votuar në këto zgjedhje ishte Albulena Haxhiu me më shumë se 174 mijë vota.
I katërti ka dalë Hekuran Murati me më shumë se 171 mijë vota. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ishte i vetmi në top-dhjetëshe që s’vjen nga VV-ja. Ai ka marrë më shumë se 161 mijë vota dhe ishte personi i pestë më i votuar më 28 dhjetor.
Top-dhjetëshen e mbyllin Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari e Mimoza Kusari-Lila.
Pas numërimit të këtyre votave, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja është e gatshme t’i shpallë rezultatet përfundimtare. Por sipas ligjit, palët mund të ankohen për administrimin e numërimit të votave në brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Në këtë rast, PDK-ja është ankuar për një pjesë të votave me postë duke thënë se ato kanë ardhur pas afatit të ligjshëm.
E-Diaspora
-
Berlin
Albanian Film Festival Berlin mbahet për herë të parë në zemër të Berlin Festivali do të sjellë në Berlin filma të vlerësuar të kinemasë shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia... -
Katër nxënës nga Kosova kualifikohen në finalen ndërkombëtare të STEM në Romë -
Milano
Etnik Shala shkëlqen në Milano Fashion Week -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave Këshilli Federal mban planin e tij për të rritur TVSH-në me 0.8 pikë gjatë dhjetë viteve... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran -
Derivatet: Çmime marramendëse dhe ndryshime rajonale














