Kosova
Përfundon protesta në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së
Në Tiranë është mbajtur sot protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
Protesta e thirrur nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, me moton “Liria ka emër”, ka mbledhur mijëra protestues nga të gjitha trojet shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrës në protestë ishin figura politike dhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së.
Ish-presidenti Moisiu theksoi rolin e mbështetjes ndërkombëtare për luftën e Kosovës, duke përmendur NATO-n, SHBA-në dhe Perëndimin.
“Zyrtarët amerikanë që po dëshmojnë në Hagë, po sjellin prova se ata janë të pafajshëm. Ata nuk ishin kriminelë, por udhëheqës të lirisë. Është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin për të mbrojtur sakrificat e njerëzve tanë. S’mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i heronjve të UÇK-së”, deklaroi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












