Muzikë
Përgatitet filmi për ‘Spice Girls’
Edhe pse ende nuk janë në dispozicion shumë detaje rreth filmit për bendin “Spice Girls”, aktualisht dihet se në të do të shfaqen të pesë anëtaret e këtij bendi.
Përmes filmit për “Spice Girls” legjendare, do të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta dhe në një kohë tjetër, në të cilën mbizotëronin zhanre të tjera muzikore, kombinime të tjera të modës dhe një formacion krejtësisht i ndryshëm i muzikantëve, në mesin e të cilëve ishte edhe kjo pesëshe e famshme, transmeton albinfo.ch.
Filmi do të duhej të dalë gjatë vitit 2020, ndërsa ngjarja e filmit do t’i mbulojë të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë karrierës së këtij bendi.
Pesëshja e famshme që nga viti 1997 nuk ka punuar së bashku në ndonjë film, kur e xhiruan “Spice World”, i cili fliste për udhëtimet e tyre të përbashkëta, çmimin që duhej ta paguanin për famën dhe jetën në lëkurën e anëtareve të bendit më të popullarizuar femëror në botë.
Bendi është aktualisht në një turne britanik, në të cilën Victoria nuk iu bashkua, por ajo i mbështeti ato dhe njoftoi se mund të shfaqet në disa nga koncertet.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme












