Uncategorized
Përgatitjet për botërorin 2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do jenë nikoqir ta mirëpresin Botërorin e klubeve në futboll në vitin 2025.
Ky turne i FIFA-s për herë të parë do të ketë 32 skuadra pjesëmarrëse.
Real Madridi, Manchester City dhe Chelsea tashmë kanë siguruar vendin në këtë turne si fitues të fundit të Ligës së Kampionëve të Evropë, shkruan koha.
Botërori i klubeve mbahet në version të zgjeruar dhe do t’i testojë stadiumet një vit përpara Kampionatit Botëror.
SHBA-ja do të jetë bashkorganizatore e Kupës së Botës 2026 me Kanadanë dhe Meksikën, ndërsa FIFA ka gjasa të mëdha që disa ndeshje të Botërorit të klubeve t’i zhvendos në këto vende.
Botërori i klubeve do të zhvillohet në periudhën qershor-korrik të vitit 2025. SHBA-ja u zgjodh organizatore e këtij turne të premten gjatë një takimi të Këshillit të FIFA-s, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e njohura evropiane kanë vizituar SHBA-në për ndeshje miqësore për vite me radhë, por turneu i zgjeruar i klubeve do t’u japë tifozëve një shans të rrallë për të parë 12 prej ekipeve evropiane, duke luajtur ndeshje zyrtare. FIFA tha në mars se rruga bazë e kualifikimit për klubet ishte fitimi i një kampionati kontinental në cilindo nga katër vitet – 2021 deri 2024 – në pesë konfederatat kryesore: Afrikë, Azi, Evropë, Amerikë e Veriut dhe Amerikë e Jugut, shkruan koha.
Evropa me 12 ekipe dhe Amerika e Jugut me gjashtë janë kontinentet e vetme me më shumë se katër ekipe në Botëror. Vendet shtesë duhet të jepen sipas renditjes së ekipeve bazuar në rezultatet për një periudhë katërvjeçare në garat kontinentale.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












