Shkurt.ch
Përgjegjësia Sociale – (Sport Sans Frontières) Sporti pa kufij
Sport Sans Frontières ka implementuar projekte në Kosovë që nga viti 2002.
Qëllimi kryesor i aksionit tonë është zhvillimi i sportit si mjet për edukimin, integrimin dhe për fuqizimin e të rinjve të margjinalizuar. Andaj, sporti Pa Kufi ka zhvilluar dhe trajnuar një rrjet multietnik të udhëheqësve të aktiviteteve në tërë Kosovën (në 12 lokacione të ndryshme si p.sh. Peja, Mitrovica, Graqanica, Plementini, Shtërpca …).
Këta udhëheqës të aktivitetit pastaj kanë implementuar aktivitete sportive të natyrës jo-garuese të lojërave të hapura për të gjithë fëmijët. Në vitin 2010, janë organizuar 190 aktivitete dhe ngjarje sportive, dhe 6360 fëmije të komunitetit shqiptar, serb, boshnjak e ashkali kanë përfituar nga këto organizime.
Partneritetet tona më Ministrinë e Rinisë dhe me më shumë se 10 OJQ vendore janë dëshmi e rëndësisë së aktiviteteve tona, dhe kontributit tonë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për Rininë e Kosovës.
Nëse jeni të interesuar t’i ndihmoni projekteve tona (për shembull përmes sponzorizimit në një ngjarje apo me donacione materiale), dhe në këtë mënyrë të tregoni përgjegjësinë shoqërore të kompanisë tuaj, ne do te ishim të lumtur të bisedojmë me ju lidhur me këtë: [email protected] apo 044.927.053.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











