Shkurt.ch
Përgjohen edhe azilkërkuesit
Zyra Federale për Marrjen në Pyetje (HBW) me seli në Berlin ka marrë në pyetje edhe azilkërkues. Ka azilkërkues që janë marrë në intervistë drejtpërdrejt nga agjentët e shërbimit të fshehtë.
Para se t’u jepet e drejta e qëndrimit, azilkërkuesit duhet t’i nënshtrohen një interviste në Gjermani. Punonjësit e Zyrës Federale për Emigrimin dhe Refugjatët i pyesin azilkërkuesit për vendin nga vijnë, përse ndjehen politikisht të persekutuar, si kanë ardhur në Gjermani, etj. Këto pyetje janë normale dhe aplikohen edhe në vende të tjeta të botës.
Por shpesh ndodh që azilkërkuesit merren në pyetje edhe nga një institucion pak i njohur për njerëzit në Gjermani.
Bëhet fjalë për Zyrën Federale për Marrjen në Pyetje (HBW), me seli në Berlin. Zyrtarisht, ky institucion është në varësi të zyrës së kancelarit. Që nga viti 1958 HBW mbledh informacione që mund t’i shërbejë sigurisë në Gjermani. Sipas gazetarëve të Süddeutsche Zeitung dhe stacioni televiziv NDR, punonjësit e kësaj zyre kanë marrë në pyetje edhe azilkërkues duke i pyetur nëse njohin nga afër persona të caktuar në vendet nga vijnë. Këta persona u përkasin grupeve terroriste. Po ashtu ata janë pyetur edhe nëse dinë se ku ka depo të fshehta armësh. Këto informata teorikisht mund të përdoren edhe për kapjen e terroristëve ose për asgjësimin e tyre me avionë pa pilot.
Shumë avokatë që këshillojnë azilkërkuesit në Gjermani e njohin Zyrën Federale për Marrjen në Pyetje (HBW). Po a janë ata të vetëdijshëm edhe për lidhjet e saj me shërbimet sekrete? Victor Pfaff punon në Frankfurt për më shumë se dyzet vjet si avokat për azilkërkuesit. Ai tregon se punonjësit e kësaj zyre nuk ngjajnë fare me punonjësit e shërbimeve sekrete. Ata janë miqësorë e të hapur dhe thonë se nuk kanë të bëjnë me BND-në, Shërbimin sekret të Gjermanisë për informacion jashtë shtetit. Por, sipas Wikipedias, HBW është një sektor i kamufluar i BND-së.
/DW/
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet














