Futboll
Përjashtimi i Bullgarisë, Kosova do të dilte para Çekisë
Çdo përjashtim mund të nënkuptojë se kombëtaret që mbesin në grup do t’iu garantohet automatikisht fitore prej 3-0
UEFA po përgatitet që të fillojë sanksione të reja kundër racizmit ndaj Bullgarisë, duke e dënuar me heqje pikësh, por edhe përjashtim nga gara.
Telegraph Sport e ka bërë një shkrim në bazë të rregullave të UEFA-s se deri ku mund të shkojë dënimi i Bullgarisë si recidiviste e rasteve të racizmit.
Bullgaria në një stadium gjysmë të mbushur shkaku i dënimit për ndeshjen me Kosovën dhe Çekinë, bëri atë që pritej më pak, duke i përsëritur rastet abuzive raciste ndaj lojtarëve anglezë.
Sipas rregullave të UEFA-së:“Çdo dënim që përsëritet, dënohet me më shumë se një ndeshje me dyer të mbyllura, me ndalesë të stadium, por edhe me heqje pikësh dhe/ose diskualifikim nga gara”.
“Nëse rrethanat e rastit e kërkojnë më shumë se kaq, trupi përgjegjës disiplinor mund të caktojë edhe masa tjera disiplinore drejt shoqatës anëtare ose klubit përgjegjës”.
Si mundet të ndikojë te kombëtaret tjera përjashtimi i Bullgarisë?
Anglia nuk përfiton nga përjashtimi i Bullgarisë, pasi që ka luajtur dy herë dhe ekipi i Gareth Southgate ka fituar dy herë bindshëm, duke u kthyer në nëntë pikë.
Çdo përjashtim mund të nënkuptojë se kombëtaret që mbesin në grup do t’iu garantohet automatikisht fitore prej 3-0 si në shtëpi, ashtu edhe jashtë.
Në rastin më të keq mund të ketë edhe vendim për heqje pikësh dhe diferenca e golave do të fshihej tërësish nga të gjithë, duke mos e llogaritur Bullgarinë fare që ka luajtur raporton Gazeta Sheshi.
Të dy rastet janë të mirëseardhura për Kosovën.
Nëse merret vendim që secila ndeshje që është luajtur ndaj Bullgarisë të llogaritet me rezultat zyrtar 3-0, atëherë Kosova i merr dy pikë më shumë, pasi në një ndeshje ka barazuar ndaj tyre (1-1), duke shkuar momentalisht në kuotën e 13 pikëve.
Kosova do të dilte para Çekisë në këtë rast (një pikë më shumë), që i bie se ndeshje në Plzen do të ishte finale, pasi çekët do të merrni tri pikë në tavolinë nga ndeshja e fundit me Bullgarinë që nuk do të zhvillohej.
Në rast se hiqen pikët automatikisht, Kosovës do t’i hiqeshin katër pikë, që do të binte në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Çekia do të kishte nëntë pikë, por vetëm ndeshjen me Kosovën në dispozicion.
Anglia do t’i kishte 9 pikë, por me dy ndeshje para vetës, Malin e Zi në shtëpi dhe Kosovën jashtë.
Në këtë rast Kosovës do t’i konvenonte një barazim me Çekinë, pasi fitorja ndaj Anglisë do të thoshte kualifikim percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













