Literaturë
Përkthehet në shqip libri për futbollisten Kosovare Asllani
Historia e inspiruar nga fëmijërja e futbollistes së famshme, Kosovare Asllani, tashmë do të jetë edhe në shqip përmes librit ‘’Pasoje topin! Thërret koha’’, nga Anja Gatu dhe Maria Kallstrom.
Kështu kanë bërë të ditur nga The Library Project Kosova, shkruan albinfo.ch.
‘’Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë qe më në fund po e ndajmë këtë libër me lexuesit tanë në Kosovë, dhe kudo. Ne të gjithë kemi nevojë të ekspozohemi ndaj modeleve që na inkurajojnë të ndjekim ëndrrat tona, të sfidojme stereotipet, edhe kur të tjerët na këshillojnë ndryshe’’, thuhet në njoftimin e tyre.
Por ky libër nuk do të shërbejë vetëm si një histori frymëzuese. Duke blerë këtë libër, do të kontribuoni në një projekt që synon ta kultivojë shprehinë e leximit në Kosovë.
‘’Për të gjithë lexuesit shqiptarë në Suedi, ju mund të porositni librin në emailin [email protected]. Duke blerë një libër prej nesh, ju do të dhuroni 2 libra për bibliotekat e shkollave në Kosovë, ku ne punojmë. Na ndihmoni të rrisim vetëdijen për rëndësinë e të lexuarit’’, thuhet tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Kosovare Asllani, me prejardhje nga Kosova, karrierën si futbolliste e ndërtoi në Suedi. Si rezultat i sukseseve të saj, ajo u shpall futbollistja e vitit në Suedi, para dy vjetësh. Ndërkaq, së fundmi, asaj i është ngritur edhe një statujë po ashtu në Suedi.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












