Shkurt.ch
Përkundër rritjes, trafiku ajror në Zvicër, 12% më i ulët se para pandemisë
Shifrat totale janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, por janë ende 12 për qind nën vlerën e vitit 2019
Kompania e kontrollit të trafikut ajror Skyguide ka monitoruar dy të tretat më shumë fluturime në vitin 2022 sesa një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Në total, më shumë se një milion fluturime janë menaxhuar dhe monitoruar, shkruan Skyguide.
Shifrat totale janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, por janë ende 12 për qind nën vlerën e vitit 2019, pra vitin e fundit para pandemisë.
Më shumë se 97 për qind e fluturimeve të kontrolluara janë zhvilluar në kohën e planifikuar, pa vonesa, sipas Skyguide, shkruan srf.ch. Një vit më parë, 99.2 për qind e fluturimeve ishin në kohë.
Arsyeja e rritjes së vonesave është performanca e pamjaftueshme e rrjetit pan-evropian, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga Skyguide.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran Për të financuar pagesën e 13-të të pensionit të pleqërisë, TVSH-ja do të rritet me 0.4... -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër?















