Lajme
Përlaskaj, zëri i shqiptarëve në Kroaci
Ministri Murati tha se Ermina përveçse do të përfaqësojë në mënyrë të denjë shqiptarët dhe komunitetet e tjera, ajo do t fuqizoj dhe raportet në mes të Kroacisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan
Deputetja e deritanishme shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj Përlaskaj, do të vazhdojë të jetë zëri i fuqishëm i shqiptarëve në Kroaci. Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës kosovare, Valon Murati, i cili është gëzuar tejmase pasi Ermina ka arritur të rizgjedhjet deputete në zgjedhjet e parakohshme në Kroaci.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Kroaci kanë arsye për një gëzim shtesë në ditën e Bajramit të Vogël, pasi që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në Kroaci, u rizgjodh deputete Ermina Lekaj Prljaskaj.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne, duke besuar se Ermina, përveçse do të përfaqësojë në mënyrë të denjë shqiptarët dhe komunitetet e tjera, ashtu si edhe deri tash do të ndikojë në fuqizimin e raporteve në mes të Kroacisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan”, ka thënë Murati.
Sipas ministrit kosovar, lekaj Përlaskaj do të vazhdojë të përfaqësojë jo vetëm pakicën shqiptare, por edhe atë boshnjake, maqedonase, malazeze dhe sllovene. “ Urime Ermina, e suksese në punën e mëtutjeshme. Ti je pjesë e atdheut”, shkruan në urimin e tij ministri Valon Murati.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











