Shqipëria
Perlat e polifonisë shqiptare në Folkloriadën Botërore në Rusi
Rreth 2000 interpretues nga rreth 40 vende morën pjesë në Folkloriada VI CIOFF World, ndërkohë që shumë grupe të tjerë nuk mundën të udhëtojnë për shkak të rregullave antikovid
Grupi folklorik “Bilbili” mori pjesë nga 3-10 korrik në Folkloriadën VI Botërore, që u zhvillua në Republikën e Bashkortostanit, Rusi.
Në këtë festival grupi folklorik “Bilbili” solli jo vetëm Iso-polifoninë, si kryevepër shpirtërore të njerëzimit, por edhe vallen tradicionale e atë të përpunuar, nga jugu në veri.
Artistët vlonjatë shpalosën në tokën ruse polifoninë dhe vallen shqiptare.
Performanca e grupit “Bilbilit” u ndoq nga afër edhe vetë ministrja e Kulturës e Bashkokorstanit, Amina Shafikova, e cila takoi nga afër dhe falënderoi për pjesëmarrjen folkloristët nga Vlora dhe i përgëzoi për prezencën në këtë festival të stërmadh folklori.
Nga afër e ndoqi performancën e grupit edhe presidenti i Cioff, Philippe Beaussant, i cili gjeti rastin të shprehte falënderimet për folklorin e pasur e krejt të veçantë shqiptar.
Drejtori artistik i grupit “Bilbili”, Sejmen Gjokoli, tha për ATSH-në se “pas hapjes së festivalit me një aktivitet të jashtëzakonshëm në “Ufa Arena” dhe koncertit prej “5 minuta” me të gjitha grupet pjesëmarrëse në skenën e qendrore të festivalit, organizatorët kishin planifikuar ndarjen e grupeve në katër zona kryesore duke bërë që festivali të prekte republikën në të 143 mijë km2 të saj”.
Folk Grup “Bilbili” i takoi të jetë në pjesën lindore të vendit së bashku me grupet nga Mali i Zi, Kosta-Rika, Zvicra, Amerika, Kirgistani, Hungaria si dhe grupet vendase nga Rusia, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Për pesë ditë me radhë, duke përshkuar mesatarisht nga 400 km në ditë nga resorti akomodues, në rajonin Askarov, grupi pati rastin të njihej dhe të performonte në pesë distrikte të pjesës lindore të vendit, kryesisht rajone të vendosura në pjesën e vargmaleve Urale, madje njëri prej tyre me pjesën më të madhe të shtrirjes në Azi.
“Në të gjitha koncertet e organizuara, po edhe në pjesë të tjera të veprimtarive të festivalit si paradat, performancat e përbashkëta dhe spektaklet përmbyllëse të çdo koncerti, folkloristët vlonjatë u shquan për paraqitje mjaft të lartë artistike e interpretative duke merituar përherë admirimin, duartrokitjet dhe ovacionet e publikut të pranishëm”, – theksoi Gjokoli.
Sipas tij, këngët polifonike, instrumentet popullorë, vallet si dhe orkestrina popullore ishin në çdo koncert më të mirëpriturat e programit.
“Kjo jo vetëm për shkak të përkushtimit e shpirtit të artistëve tanë, por edhe të magjisë së padiskutueshme të folklorit shqiptar”, shtoi Gjokoli.
Kostumet autentike, ngjyrat dhe ornamentet në to, falë edhe veshjeve të grupit të valleve i dhanë grupit bukuri dhe hijeshi.
Grupi u përshëndet e u vlerësua posaçërisht edhe nga ministrja e Kulturës e Bashkortostanit, Amina Shafikova si dhe presidenti i CIOFF, Philippe Beaussant.
Rreth 2000 interpretues nga rreth 40 vende morën pjesë në Folkloriada VI CIOFF World, ndërkohë që shumë grupe të tjerë nuk mundën të udhëtojnë për shkak të rregullave antikovid.
Grupi folklorik “Bilbili” juridikisht është krijuar në vitin 1994. Në themel të këngës të këtij grupi është polifonia labe e disa trevave të Labërisë. Është pjesëmarrës në disa festivale zonale e kombëtare si dhe në një sërë takimesh folklorike ndërkombëtare. Grupi folklorik “Bilbili” është fitues i çmimit të parë në Festivalin Ndërkombëtar të zhvilluar në Moldavi, në vitin 1995. Në vitin 1996 është pjesëmarrës në Folkloriadën e Parë Botërore, organizuar në Brunssum (Holandë), në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Balltika” në vitin 1999 është titulluar laureat i Festivalit.
Gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik “Këngë Jeho”, në Strugë, po në vitin 1999. Në vitin 2002 mori pjesë në Festivalin e Klinës (Kosovë), ku dhe fitoi çmimin e parë në këtë festival. Në Tetor të vitit 2009 mori pjesë në Festivalin e pestë Ndërkombëtar të Izmirit-Turqi. Gjithashtu në takimin e shoqatave kulturore, organizuar në qytetin e Sarandës në vitin 1996, grupi “Bilbili” fitoi çmimin e parë. Grupi ka nxjerrë në qarkullim në tregun muzikor vendas mbi 20 CD të përpunuara, që kanë zënë vend në muzikën moderne.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










