Lajme
Përleshje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Raportohet për bombardime dhe viktima në kufi
Përleshje të ashpra janë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Mediat e ruaja raportojnë se në kufi ka pasur bombardime, e për pasojë disa të vdekur.
Luftimet shënojnë përplasjen e fundit mes dy armiqve të mëdhenj, pas shpërthimit të një lufte në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se Azerbajxhani filloi “granatimet intensive” kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sok dhe Jermuk në orën 00:05 të mëngjesit (20:05 GMT) të martën. Trupat e Azerbajxhanit përdorën dronë, si dhe “artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh”, tha ai.
“Forcat e armatosura të Armenisë kanë nisur një përgjigje proporcionale”, shtoi ai.
Por Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për “akte luftarake në shkallë të gjerë” pranë rretheve të Dashkesan, Kelbajar dhe Lachin në kufi.
Konflikti i fundit mes dy vendeve ishte në vitin 1980, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabkah, i njohur prej kohësh ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene.
Azerbajxhani i rifitoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë nga të cilat kishin ikur.
Udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar disa herë që atëherë për të arritur një traktat që synon të vendosë një paqe të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova I riu nga Kosova u përplas ballë për ballë me një kamion në rrugën B129 dhe... -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit
Jeta në Zvicër
-
Zjarri përfshin zhveshtoren e FC Basel, shtyhet ndeshja me Thun Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në stadiumin e Baselit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të... -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten












