Lajme
Përmbyllet debati me qytetarë për ndryshimet në Kushtetutë
Presidenti i ardhshëm nuk pritet të përfundojë lehtë në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç e kanë pasur fatin dy pararendësit e tij, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.
Vetëm iniciativa për shkarkim të kreut të shtetit, parashihet të ndërmerret me 40 nënshkrime të deputetëve.
E për t’u deponuar një kërkesë e kësaj natyre në Gjykatën Kushtetuese, e cila është e autorizuar ta japë verdiktin final për shkarkim, duhet paraprakisht të merret pëlqimi i 80 ligjvënësve, shkruan Koha Ditore.
Kjo procedurë e shkarkimit të presidentit që është e ngjashme me modelin kroat, është propozuar nga Komisioni parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës, i cili e ka mbyllur në Prishtinë ciklin e debateve me qytetarë nëpër komunat e ndryshme të vendit.
Kryetari i këtij komisioni, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të hapet debati edhe me partitë politike dhe me grupet parlamentare, me synim të arritjes së një konsenuesi politik, para se ndryshimet kushtetuese të hidhen në votim në Kuvend.
Ai e ka pranuar se çështja që më së shumti është ngritur gjatë debateve me qytetarë ka qenë ajo e dyshtetësisë së kandidatëve për president.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












