Lajme
Përmbytjet në Pakistan: “Swiss Solidarity” mbledh 5.3 milionë CHF
Një vit pas nisjes së fushatës për Pakistanin, “Swiss Solidarity” ka mbledhur donacione që arrijnë në 5.3 milionë CHF (6 milionë dollarë).
Ajo ka financuar nëntë projekte dhe ka ndihmuar më shumë se 415,000 viktima të përmbytjeve shkatërruese, teksa do të vazhdojë angazhimin e saj në muajt në vijim, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 3.7 milionë CHF janë investuar në nëntë projekte të zbatuara nga partnerët e saj zviceranë në terren, kështu Helvetas, Save the Children Switzerland, Solidar Suisse dhe Terre des hommes ishin në gjendje të ofronin shpejt ndihmë emergjente dhe të nisnin projekte rindërtimi afatgjatë.
Në fazën emergjente pas përmbytjeve, organizatat u përqendruan në shpërndarjen e ushqimit dhe të nevojave themelore, furnizimin me ujë të pijshëm dhe ndihmën mjekësore. Më pas, përpjekjet u zhvendosën në rindërtimin e infrastrukturës sanitare dhe rrjetit të ujit të pijshëm.
Fushata “Swiss Solidarity” filloi më 31 gusht 2022, me mbështetjen e Korporatës Zvicerane të Transmetimit dhe mediave private, pasi Pakistani u godit nga shirat më të dendur të musonit në 30 vjet. Një e treta e vendit u përmbyt nga ujërat, teksa rreth 1700 njerëz humbën jetën dhe 30 milionë kishin nevojë për ndihmë.
Qeveria federale pagoi gjithashtu fonde ndihme urgjente për Pakistanin. Kjo arriti në 3,8 milionë CHF: 2,8 milionë CHF për Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 800,000 CHF për përgjigjen emergjente të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe 200,000 CHF për Helvetas.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











