Shkurt.ch
Përmes shërbimit civil, më shpejtë te pasaporta zvicerane?
Komisioni kërkon që të huajve tu mundësohet shërbimi civil në ushtri dhe që kjo t`u llogaritet si përparësi në procedurën e marrjes së shtetësisë zvicerane
Komisioni Federal për Çështje të Fëmijëve dhe të të Rinjve (EKKJ) në një komunikatë që ka lëshuar të enjten ka kërkuar veç tjerash edhe mundësinë që të rinjtë me shtetësi të huaj por të integruar mirë në Zvicër, duke kryer variantin civil të shërbimit ushtarak, të kenë lehtësime në marrjen e pasaportës zvicerane. Konkretisht, komisioni kërkon që atyre tu mundësohet shërbimi civil në ushtri dhe që kjo pastaj t`u llogaritet si përparësi në procedurën e marrjes së shtetësisë zvicerane.
EKKJ po ashtu ka kërkuar që shërbimi ushtarak të jetë edhe më tutje i detyruar dhe që veç kësj, këtij shërbimi t`i nënshtrohen edhe femrat.
Deputeti në Parlamentin Nacional nga të Gjelbrit, Balthasar Glättli e sheh me vend dhe në drejtim të duhur propozimin për shërbimin civil të të rinjve me shtetësi të huaj. Ai thotë për 20 minuten.ch. se “Të rinjtë e huaj që janë të integruar mirë dhe që do të dëshmonin se kanë kryer shërbimin civil do të duhej të merrnin shtetësinë më shpejtë”.
Por ai druan se propozimi ka ardhur me pak vonesë pasi që debati për ligjin mbi natyralizimin në parlament fillon javën tjetër. “Do të duhej që në Dhomën e Kantoneve të bëhej një mocion në këtë drejtim, ndryshe pastaj kjo temë nxirret nga rendi i ditës për vite të tëra”.
Nga ana tjetër, politikanë të të djathtës kanë dilema lidhur me propozimin. Deputeti nacional nga SVP/UDC, Gregor Rutz thotë se “asgjë nuk flet kundër asaj që edhe të huajt të kryejnë shërbimin civil. Por ai hedh poshtë lehtësimin e procedurës së marrjes së pasaportës, si shpërblim për shërbimin e kryer civil. “Edhe kështu si është sot, nuk është e vështirë marrja e pasaportës zvicerane”. Në vendimin për dhënien e shtetësisë, shërbimi civil duhet të ketë ndikimin e tij pozitiv, ka thënë Rutz.
Për kryetarin e FDP/PLR-së, Philipp Müller. Kriteri i integrimit është në versionin e ligjit të natyralizimit që do të trajtohet në parlament është vendimtar për fitimin e shtetësisë, thotë Müller. Një shërbim vullnetar civil për të huajt do të kishte kuptim dhe do të sillte pika shtesë në vlerësimin për shkallën e integrimit të të huajve. Por Müller shprehet kundër thjeshtësimit të tipit: “gjysmë viti shërbim civil i barabartë me 2 vjet shkurtim procedure për fitimin e pasaportës. Ky do të ishte një kriter tepër subjektiv për vlerësimin e integrimit, thotë kryetari i FDP-së.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse











