Shqipëria
Përmeti me pamjen e tij piktoreske, dhuron qetësi
Përmeti, ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave,
I vendosur në jug të Shqipërisë, është vendi i përsosur për të bërë rafting, xhiro me kuaj, shëtitje dhe eksplorim, shkruan albinfo.ch.
Është gjithashtu vendi ku bëhet raki e shkëlqyer, llokume me bajame dhe disa banjo termale, për të cilat thuhet se kanë veti shëruese.
Është vend ideal të vizitohet në muajt e vjeshtës, kur ajri është më i freskët dhe mund të shijoni ujin e ngrohtë dhe rrethinat e bukura, sigurisht me një gotë raki përmeti.
Përmeti, ose siç njihet ndryshe “qyteti i trëndafilave”, është sa i lashtë, aq dhe i ri, që së largu duket sikur përherë mban veshur vellon e nusërisë. Brenda kontureve dhe shpirtit të qytetit, sa real aq dhe metaforik gjallojnë vlera dhe bukuri të paçmuara, si besa dhe urtësia, paqja dhe liria, guximi dhe trimëria, toleranca dhe mikpritja, kultura dhe mençuria, cilësi e virtyte që janë gdhendur në shekuj, në luftë me varfërinë, me shkatërrimin dhe egërsinë, me skllavërinë dhe përçmimin, me cinizmin dhe vetminë, me thashethemnajat, grindjet dhe me hakmarrjen e mërinë. Emri i mirë i Përmetit dhe përmetarit i ka kapërcyer me kohë kufijtë e trojeve tona. Kudo që ndodhesh, sapo njerëzit mësojnë se je përmetar, ndalin për një çast dhe të thonë me respekt: ”Përmeti mbi gjithçka ka njerëz të mirë”. Fjalë të mira për Përmetin dhe përmetarët kanë shprehur edhe personalitete të shquara, si Fan Noli dhe Faik Konica.
Përmeti dallohet për një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarëshqiptare, siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, artistes së popullit Tefta Tashko Koço, etj..
Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla, që formojnë liqene natyrale me një bukuri të mahnitëse. Çdo vaskë është e përdorshme për trajtimin e një problemi specifik, në baze të cilësive kurative të burimit që rrjedh: reumatizëm, sëmundje dermatologjike, akne, ostoporozë, gastrit etj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern

















