Tematike
Përmirësimi për lindjet e fshehta të foshnjave, në rrezik
Kur shpallja e një lindjeje do të shënohet «lindje e fshehtë/konfidenciale", autoritetet e gjendjes civile do të duhet të heqin dorë nga detyrimi i komunikimit automatik me Entin e Popullsisë
Gjatë një lindjeje të fshehtë në një spital, autoritetet e gjendjes civile në të ardhmen duhet të heqin dorë nga komunikimi automatik me Entin e Popullsisë. Këshilli Federal, në një raport në parlament që e miratoi të mërkurën, konsideron se ky përmirësim, ndër të tjera, do të jetë i dobishëm për të ruajtur a mbrojtur identitetin e nënës. Për më tepër, kutitë për foshnja do të vazhdojnë, për shkak se ato e plotësojnë gamën e zgjidhjeve të mundshme. Raporti gjithashtu vë në dukje se kantonet kanë kryer detyrat e tyre në fushën e këshillimit për gratë shtatzëna dhe nënat në nevojë.
Raporti, i cili është në vazhdimësi të kërkesës numër 13.4189 dhe i paraqitur nga Liliane Maury Pasquier, fillon duke kujtuar të drejtat dhe nevojat e personave të prekur nga braktisja anonime e foshnjës së tyre në një kuti. Interesat që hyjnë në lojë kanë të bëjnë me nevojat për anonimitetin e nënës, me të drejtën e fëmijës të njohë origjinën e tij, me të drejtat e nënës dhe fëmijës për të marrë kujdes mjekësor, me të drejtat e babait të njihet si prind, si dhe me të drejtat e autoriteteve për shpalljen e lindjes. Për të nxjerrë në pah hapat e nevojshëm, raporti krahason përdorimin e një kutie për foshnja me opsionet e tjera në dispozicion për gratë shtatzëna dhe nënat.
Pranimi i aspekteve negative të kutive për foshnja
Braktisja e fëmijës në një kuti gjendët në një zonë të hirtë, me që kundërshton të drejtën e fëmijës për të njohur origjinën e tij. Krahasimi me zgjidhje të tjera, të tilla si lindja e fshehtë, e praktikuar qe shumë kohë në Zvicër, apo anonime në shtete të tjera, tregon se nuk ka zgjidhje që mund të trajtojë të drejtat dhe nevojat e të gjitha palëve. Raporti arrin në përfundimin se një ndalim i kutisë së foshnjës mund të rezultojë në situatën ku një nënë në gjendje të vështirë braktis fëmijën e saj fshehtas, duke mos i dhënë mundësinë të porsalindurit të përfitojë nga kujdesi mjekësor me kohë. Këshilli Federal beson se duhet të pranojmë aspektet negative të kutisë për foshnja, për të parandaluar raste të tilla. Disa opsione duhet të ofrohen për gratë shtatzëna dhe nënat në ankth, për të marrë në konsideratë diversitetin e situatave. Këto kutia janë pjesë e një vargu të zgjidhjeve, të cilat i japin një shans për të jetuar foshnjës. Për këto arsye, Këshilli Federal beson se mundësia për të paraqitur fëmijën e tij në një kuti për foshnja duhet të ekzistojë, së bashku me atë të lindjes konfidenciale.
Përmirësimi i masave për lindjet e fshehta
Këshilli Federal i gëzohet faktit që spitale të ndryshme në Zvicër, të cilat tashmë ofrojnë lindje të fshehta/konfidenciale, do të mund të marrin masa specifike për të mbrojtur nënat dhe fëmijët. Raporti paraqet një seri të përmirësimeve. Kështu, kur shpallja e një lindjeje do të shënohet «lindje e fshehtë/konfidenciale”, autoritetet e gjendjes civile do të duhet të heqin dorë nga detyrimi i komunikimit automatik me Entin e Popullsisë dhe, nëse është e përshtatshme, me Sekretariatin i Shtetit për Migrim. Këshilli Federal konsideron se ky përmirësim është i dobishëm.
Autoritetet për mbrojtjen e fëmijëve do të marrin parasysh “lindjen konfidenciale” gjatë krijimit të procedurave të atësisë. Raporti gjithashtu sqaron një numër të aspekteve të përmirësuara për të garantuar liri dhe sigurinë e nevojshme për nënën dhe fëmijën.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













