Lajme
Përmirësohet gjendja ekonomike, punësimi mbetet i njëjtë
Gjendja ekonomike në Kosovë është përmirësuar, por pritjet për gjashtë mujorin e ardhshëm mbesin më pak optimiste, thonë në OEK
Në tre mujorin e tretë të këtij viti raportohet se është përmirësuar dukshëm situata aktuale e bizneseve në Kosovë është përmirësuar dukshëm,.
Në të gjithë sektorët thuhet të ketë përmirësime, përveç sektorit të prodhimit, ku situatat ka mbetur pothuajse e njëjtë.
Situata ka qenë e përmirësuar posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë, por dhe për tregtinë me shumicë.
Shqetësues mbetet fakti, që nuk pritet të ketë rritje të punësimit pasi që 75 për qind të bizneseve, presin që punësimi të mbetet i njëjtë.
Kështu raportojnë mediat e Prishtinës nga një konferencë për medie të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ku janë prezantuar të gjeturat e klimës së biznesit në Kosovë, për tre mujorin e tretë të vitit 2013.
Berat Rukiqi, sekretar i OEK-ut, ka thënë se shqetësues mbetet fakti që kompanitë nuk presin rritje të punësimit në muajt e ardhshëm dhe se kjo jep sinjalin se me gjithë rritjen ekonomike, që është parashikuar edhe nga FMN, mbesin gjithmonë problemet shtesë, si rritja ekonomike, e cila nuk arrin t’i zgjidh problemet e punësimit dhe deficitit tregtar.
“Kemi një situatë kur e tëra na jep sinjalin që edhe pse kemi rimëkëmbje ekonomike, kemi rritje ekonomike në 6 muajt e ardhshëm apo në pjesën tjetër të vitit. Kjo rimëkëmbje ekonomike do ta ketë një dinamik më të ulët. Kjo dinamik më e ulte e rimëkëmbjes ekonomike, sigurisht që do të reflektohet edhe në vet rritjen ekonomike të vendit. ”, ka thënë Rukiqi.
Edhe kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se duhet të bëhet më tepër që kjo situatë të shndërrohet në favor të qytetarëve dhe biznesit.
“Vet fakti që stabiliteti social është garancë e qëndrueshmërisë së Kosovës dhe rezultatet që 6 muajt e parë pritjet për punësim janë pothuajse të ngrira dhe nuk janë optimiste, janë diçka e cila vërtetë duhet të na obligojë që të bëjmë diçka më tepër, në hapjen e mundësisë për një infuzion të sektorit privat për angazhim më të madh në punësim”, ka thënë ai.
Ankete e cila është realizuar me 498 kompani tregon se pengesat e të bërit biznes, mbeten mungesa e hapësirës dhe pajisjeve, mungesa e financave, mungesa e kapaciteteve teknike si dhe mungesa e stafit të kualifikuar
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











