CH-Ballkani
Përplasen Albin Kurti dhe Kadri Veseli
Megjithatë, në këtë seancë janë ‘përplasur’ Albin Kurti dhe Kadri Veseli me akuza kundër njëri-tjetrit
Kuvendi i Kosovës i mbledhur të enjten nuk ka qartësuar se kush do të jenë udhëheqësit e rinj, pasi PAN-i, ka pranuar se nuk ia ka 61 vota.
Megjithatë, në këtë seancë janë ‘përplasur’ Albin Kurti dhe Kadri Veseli me akuza kundër njëri-tjetrit.
“Pse nuk po matesh. Nëse i ki numrat atëherë pse nuk po matesh. Nëse një kandidat tjetër propozohet nga koalicioni juaj, atëherë edhe unë do ta votoj”, është shprehur Kurti. Ai ka akuzuar Veselin për korrupsion, si dhe për vdekjen e Astrit Deharit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Por, kësaj radhe ka marrë kundërpërgjigje të ashpër nga Veseli. “Ju keni sulmuar institucionet, partia juaj është e zeza e Kosovës”, theksoi Veseli. Ai shtoi se nëse opozita i ka 61 vota, atëherë le të formojnë qeverinë.
Ndërkohë, Ramush Haradinaj ka thënë pas seancës se numrat do t’i bëjnë shumë shpejt.
Edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për atë që ndodhi në Kuvend, duke u shprehur se PAN ka provokuar, derisa Albin Kurti ka rënë në këto provokime.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











