Lajme
Përplasja e trenave në Greqi
Aksident i rëndë në Greqi, të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave
Të mbijetuarit kanë treguar për “10 sekonda makth” pasi vagoni i tyre i trenit u përmbys dhe u përfshi nga flakët në një aksident në Greqinë veriore.
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përplasjen kokë më kokë midis dy trenave pranë qytetit të Larisës mbrëmjen e së martës.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe”, tha pasagjeri 28-vjeçar, Stergios Minenis.
“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar, shtoi ai për Reuters.
Sipas një pasagjeri të tronditur që foli për televizionin Skai, xhamat shpërthyen papritur dhe njerëzit po bërtisnin dhe kishin frikë.
“Fatmirësisht, ne mund të hapnim dyert dhe të arratiseshim mjaft shpejt. Në vagonët e tjerë nuk arritën të dilnin, madje një vagon mori flakë”, tha një pasagjer.
Bashkëpasagjeri Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndierë si një tërmet, ndërsa një tjetër i quajtur Lazos i tha gazetës Protothema: “Unë nuk u lëndova, por u ndota me gjak nga njerëzit e tjerë që u plagosën pranë meje.”
Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut, kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër të mallrave, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët. Nuk dihet shkaku i rrëzimit.
Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca ishin në vendngjarje, thanë shërbimet greke të urgjencës, me vinça të përdorur gjithashtu për të hequr rrënojat.
“Ishte një përplasje shumë e fuqishme”, tha për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.
“Kjo është një natë e tmerrshme… Është e vështirë të përshkruhet skena”, shtoi ai.
Ai tha se katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve dolën nga shinat, dhe dy vagonët e parë morën flakë dhe u “shkatërruan pothuajse plotësisht”.
“Ata po udhëtonin me shpejtësi të madhe dhe njëri (shofer) nuk e dinte se tjetri po vinte”, tha guvernatori.
Kushtet për punonjësit e shpëtimit ishin “shumë të vështira” për shkak të “ashpërsisë së përplasjes”, u tha gazetarëve zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vassilis Varthakoyiannis.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Është tragjike. Pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa”, tha një shpëtimtar i rraskapitur që doli nga rrënojat për agjencinë e lajmeve AFP.
“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi gjithë natën këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi për ERT, transmetuesi shtetëror në komentet e cituara nga Reuters.
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike Pas defekteve të reja, ushtria vendos ndalim për 238 tanke... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët














