Lajme
Përplasje për kryeparlamentarin
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, por me shumë paqartësi rreth propozimit të kryetarit të Kuvendit. Dy taborët, PDK dhe blloku LDK, AAK, Nisma, thonë se ky post është i tyre
Pas gati tre muajve “pushim”, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në përbërjen e re, por me shumë paqartësi se kush e ka të drejtën të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Në garë është PDK që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje dhe blloku tri-partiak, LDK, AAK-Nisma, që i kanë bashkuar forcat për një bashkëqeverisje.
Kuvendi i Kosovës i 120 deputetë, prej tyre 100 janë shqiptarë, ndërsa 20 u takojnë komuniteteve, 10 serbëve dhe 10 të tjera pakicës turke, gorane, bosnjake, dhe atyre RAE. Kurse, nga aspekti gjinor, 30 për qind e përbëjnë femrat.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me disa subjekte më të vogla ka siguruar 37 ulëse. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30, lëvizja Vetëvendosje me 16, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11, dhe Nisma për Kosovë me 6 deputetë.
Nëse Kuvendi do të shkonte me këtë strukturë, atëherë propozimi për kryeparlamentar i takon PDK-së, mirëpo tri partitë që kanë formuar bllokun opozitar, LDK, AAK dhe Nisma, në kuvend janë regjistruar me nje grup parlamentar me 47 ulëse, që ua garanton atyre propozimin për Kryetar të Kuvendit.
Mirëpo, me që Kosova i ka vetëm 6 vjet shtete, këto zhvillime bartin shumë paqartësi, nëse Bllokut Tripartiak ia lejon Rregullorja e Punës së Kuvendit që të formohen Grup Parlamentar para konstituimit të Kuvendit të Kosovës, apo pas formimit të Legjislativit të ri.
E rrjedhimisht, grupi më i madh parlamentar i zë edhe ulëset në mes të Kuvendit të Kosovës, ndërsa partitë tjera anash. Edhe këtu pritet të ketë konfrontime, pai që edhe PDK edhe Bllloku i duan karriget e mesit.
Përfundimisht, si PDK ashtu edhe blloku LDK, AAK dhe Nisma kanë konfirmuar se do të nominojnë kandidaturat për postin e kryetarit të Kuvendit.
LDK AAK, Nisma, tashmë e kanë caktuar Isa Mustafën si kandidat për kryeparlamentaar, ndërsa PDK deri në mbrëmje kishte dilema. Burime nga kjo parti thanë se njëri nga deputetët më të devotshëm për këtë post, mbetet nënkryetari i partisë, Arsim Bajrami.
Seanca konstitutive është thirrur të fillojë në ora 10:00 dhe ka katër pika të propozuara: Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; Dhënien e betimit; Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca do të udhëhiqet nga deputeti apo deputetja më e vjetër dhe ajo më e re e Kuvendit të Kosovës. Në nomenklaturën e pestë deputetja më e vjetër është Flora Brovina (PDK) ndërsa më e reja Teuta Rugova (LDK).
Në ndërkohë, thuhet se ndërmjet bllokut tri-partiak është arrit një marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, që kjo e fundit ta mbështesë Isa Mustafës për kryeparlamentar.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












