Lajme
Përse duan të ikin shqiptarët nga vendi
Vetëm në dhjetor, afro 57.000 kërkesa për termine në Gjermani
Shqipëria dhe Kosova renditen lartë, për sa i përket dëshirës së largimit nga vendi i lindjes. Shqipëria ishte e katërta në një listë me 152 vende përsa i përket dëshirës së qytetarëve për t’u larguar nga vendi, transmeton albinfo.ch.
Në anketën botërore të Organizatës Gallup, 60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largoheshin.
Kosova renditet e trembëdhjeta me 46% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirë për t’u larguar. Mes shteteve të Evropës, Kosova dhe Shqipëria ishin vendet me përqindjen më të lartë përsa i përket dëshirës për imigrim.
Arsyet janë, punësimi, pagat, shëndetësia, standarti i jetës, shkollimi dhe më pak vizia turistike, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime.
Ata kanë aplikuar për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj.
Sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën janë parashikuar në muaj Rreth 460 termine për viza pune! Kjo mbase shpjegon pak gjendjen me terminet për viza. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












