Lajme
Përse kafeja po shkon drejt zhdukjes?
Një studim i kohëve të fundit, i publikuar nga Bloomberg, nxori në pah se kërkesa për kafe nuk ka qenë kurrë kaq e lartë, falë grupit më dashamirës të kafesë që përbën 44 për qind të të gjithë njerëzve që pinë kafe në botë.
Të rinjtë e mijëvjeçarit po pinë më shumë kafe se brezi i mëparshëm.
Të dhënat tregojnë se të rinjtë po konsumojnë mjaftueshëm kafe në ditë sa për të zëvendësuar rënien në shifra të brezave më të vjetër.
Në katër vjetët e shkuara, konsumi i kafesë është rritur nga 34 për qind në 48 për qind tek të rinjtë e moshave nga 18 deri në 24 vjeç dhe nga 51 për qind në 60 për qind tek të rinjtë nga mosha 25 në 30 vjeç.
Mania pas kafesë zë fill shumë herët në jetën e këtij brezi.
Ekspertët e AgroWeb shpjegojnë se të rinjtë e lindur pas vitit 1995 kanë nisur të pijnë kafe në moshën 14.7 vjeçare, ndërsa të rinjtë e lindur pas vitit 1982 kanë pirë kafe për herë të parë në moshën 17-vjeçare.
Me gjithë konsumin e lartë të kafesë, duket sikur bota do të përballet shumë shpejt me një mungesë globale të këtij produkti të kërkuar.
Furnizimet me kafe nga zona si Amerika Jugore ose Brazili janë në rrezik jo vetëm nga temperaturat në rritje, por edhe ndryshku.
Ndërkohë që ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2050, gjysma e zonave prodhuese të kafesë nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet.
Rënia e nivelit të prodhimit nuk po ndalon aspak kompanitë e shitjes dhe konsumatorët.
Në të vërtetë, në vitin 2015, anëtarët e bordit të kompanisë më të fuqishme të produkteve të kafesë në botë, Starbucks, njoftuan se në 23 vjetët e fundit, zgjerimi i kompanisë ka arritur nga 125 dyqane në plot 22,000 dyqane në 66 vende të ndryshme të botës.
Studime të shumta nënvizojnë se konsumi në rritje i kafesë dhe furnizimi i tkurrur i këtij produkti ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimit të kokrrave të çmuara të kafesë.
Kokrrat e varietetit Arabika kushton 6 për qind më shumë se javën e shkuar duke arritur në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2015.
Për fat të mirë, 2050 është shumë larg dhe rezervat e kafesë janë në nivelin më të lartë që nga viti 2000.
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar Kompania ajrore në Zvicër jep deri në 15 mijë euro për të reduktuar stafin... -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet












