Lajme
Përshkallëzohen protestat në transportin publik të Gjermanisë
Dy sindikata të mëdha gjermane njoftuan të hënën një grevë që pritej të pezullonte transportin publik në gjithë vendin, duke përfshirë trenat në distanca të gjata, si dhe autostradat dhe aeroportet.
Sindikatat EVG dhe “Verdi” njoftuan sot protestën e përbashkët, e cila vjen pas një sërë grevash të mëparshme që kanë prekur të gjithë sektorët e ekonomisë gjermane gjatë muajve të fundit.
“Do të ketë vonesa të rënda dhe madje edhe ndërprerje të shërbimeve të transportit në të gjitha zonat e prekura, në gjithë vendin”, sipas sindikatave.
“Verdi” u bëri thirrje anëtarëve të saj në shtatë lande gjermane që të largohen nga puna e tyre në aeroporte dhe transportin publik lokal, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Greva synon të rrisë presionin ndaj qeverisë dhe autoriteteve lokale për një raund të tretë negociatash që nis të hënën.
Sindikata “Verdi” po kërkon një rritje pagash prej 10,5% dhe të paktën 500 euro më shumë në muaj për punonjësit e sektorit publik.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













