Shkurt.ch
Personave të të njëjtës gjini nuk u lejohet adoptimi
Kjo vjen si përgjigje ndaj peticionit sipas të cilit gjendja civile dhe orientimi seksual nuk duhet të luajë rol në adoptim
Çiftet e homoseksualëve as në të ardhmen nuk do të duhej të lejohen të bëjnë adoptim të fëmijëve. Kështu ka vendosur komisioni i drejtësisë në kuadrin e Parlamentit Nacional me 13 vota për dhe 10 kundër, shkruan swissinfo.ch.
Këtë vendim komisioni në fjalë e ka marrë si përgjigje ndaj një peticioni të shoqatës “Shanset për familje” duke ia rekomanduar edhe parlamentit hedhjen poshtë të peticionit të përmendur.
Peticioni me 19380 nënshkrime, i cili qe dorëzuar për procedim në vitin 2010 kërkonte që në të ardhmen, me rastin e adoptimit të merret parasysh ekskluzivisht vetëm e mira e fëmijës. Me këtë ata synonin të realizonin qëllimin që gjendja civile dhe orientimi seksual i atyre që dëshirojnë të adoptojnë fëmijë të mos luajë kurrfarë roli.
Në atë mënyrë çiftet e gjinisë së njëjtë do të barazoheshin me çiftet me gjini të kundërta, sa u takon të drejtave prindërore dhe adoptimit.
Një pakicë e anëtarëve të komisionit dëshiron që Parlamenti Nacional t`ia kthejë sërish këtij komisioni në përpunim tekstin e peticionit.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori










