Lajme
Personi i maskuar hyn në bankë dhe del pa grabitur, policia e kërkon megjithatë
Personi i maskuar ka hyrë në bankën në Ramsen pak pas orës 14:00 dhe qe larguar nga banka pa ndërmarrë veprime të mëtejshme
Më 27 qershor, një burrë që kishte vënë një kapuç-maskë kishte hyrë në një bankë në Ramsen, Schaffhausen. Por, ai qe larguar nga banka pa ndërmarrë veprime të mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, policia e Schaffhausenit tani është në kërkim të tij.
Personi i maskuar ka hyrë në bankën në Ramsen pak pas orës 14:00.
Burri i paidentifikuar është rreth 1.80-1.90 metra i gjatë, me trup të fortë, kishte në kokë një kapele të zezë bejsbolli, një pulovër të zi me një bluzë të zezë, këpucë të zeza dhe një kapuç të zi, shkruan toponline.ch.
Policia e Schaffhausen-it ka nisur hetimet dhe po kërkon nga personat që kanë informacione përkatëse në lidhje me këtë kërkim për një grabitës apo të panjohur që të kontaktojnë qendrën e tyre të operacioneve dhe kontrollit të trafikut në +41 52 624 24 24.
(Foto: KAPO Schaffhausen)
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër Parkimet e reja për motoçikleta shkaktojnë kaos në St. Gallen: 12,000 franga gjoba në 20 ditë... -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë














