Kuriozitete
Personi më i lumtur në botë, fiton lotarinë me 758 milionë dollarë
Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se në Masaçuset të SHBA-së është goditur ‘xhekpoti’ me vlerë të madhe prej 758.7 milionë dollarë
Një person një Amerikë është njeriu më i lumtur në botë. Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se në Masaçuset të SHBA-së është goditur ‘xhekpoti’ me vlerë të madhe prej 758.7 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Kjo është shuma më e madhe që është fituar ndonjëherë në Masaçuset të SHBA-së.
“Çmimi i madh i Powerball prej 758.7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në “Twitter” “Powerball USA”.
Mediat e ndryshme ndërkombëtare gjithashtu raportojnë se edhe katër bileta të tjera kishin kapur vlera mbi një milion dollarë.
Kjo duket ka qenë një xhiro me fat për ata që kanë luajtur. Ndërkohë, numrat fitues kanë qenë 6, 7, 16, 23 dhe 26.
Bileta u ble në qytetin e Chicopee, edhe pse janë dhënë verdikte të ndryshme dhe fatlumi ka në dispozicion një vit që të paraqitet.
Fituesi ende nuk është paraqitur për media, ose nuk ka dashur që t’i publikohet emri.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














