Lajme
Personi që ka shtyrë fëmijën nën rrotat e trenit, ka qenë në kërkim në Zvicër
Ndaj tij ishte shpallur fletarrest në nivel vendi, pasi që ai, javën e kaluar kishte kërcënuar një fqinje dhe e kishte mbyllur në shtëpi gruan e vet me tre fëmijët e përbashkët
Policia Kantonale e Cyrihut, ka mbajtur pasditen e sotme një konferencë për shtyp në lidhje me personin që ka shtyrë një fëmijë 8 vjeçar drejt vdekjes nën rrotat e trenit, në Frankfurt të Gjermanisë.
Në këtë konferencë, veç tjerash është theksuar se eritreani 40 vjeçar ka qenë në kërkim të policisë në Zvicër.
Ndaj tij ishte shpallur fletarrest në nivel vendi, pasi që ai, javën e kaluar kishte kërcënuar një fqinje dhe e kishte mbyllur në shtëpi gruan e vet me tre fëmijët e përbashkët, njofton srf.ch.
Ndryshe, perosni me inicialet H.A., më herët nuk kishte rënë në sy për ndonjë sjellje problematike. Ka jetuar i qetë dhe i pa vënë re me familjen e tij, në Wädenswil të Kantonit të Cyrihut.
Ndërkaq, nga janari i këtij viti ai nuk punonte. Policia thotë se ai ishte paraqitur si i sëmurë, sigurisht për shkak të trajtimit psikiatrik, transmeton albinfo.ch. Por, policia nuk e ka ende të qartë historinë e sëmundejss së tij, histori të cilën e ka kërkuar te autoritetet kompetente. E gjithë ajo që është gjetur në shtëpinë e tij, janë dokumente që tregojnë se se ku ka qenë në trajtim.
Policia ka theksuar se nuk ka bërë ndonjë kërkim me shpallje publike për personin e përmendur pasi që raste të tilla të dhunës familjare janë shumë të sheshta në Kantinin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Po ashtu nuk ka pasur indikacione për ndonjë rrezikshmëri të madhe të tij.
Pasi që rreziku i arratisjes nga Zvicra uishte vlerësuar si i ulët, policia e kishte shpallur në kërkim vetëm brenda kufijve të Zvicrës pra nuk kishte bërë shpallje ndërkombëtare në këtë drejtim.
H.A., deri në janar të vitit 2019 ka punuar në ndërmarrjen e transportit publik (VBZ) të Cyrihut, në një punëtori mekanike. Bëhet fjalë për një burrë 40 vjeçar nga Eritrea, i cili kishte ardhur në Zvicër në vitin 2006 dhe ka tre fëmijë.
H.A. në vitin 2017 ishte portretuar në raportin vjetor të një organizuate për integrim, si shembull i integrimit të suksesshëm. Këtë segment e ka prekur edhe ministri gjerman i punëve të brendshme, Horst Seehofer në konferencën për shtyp të mbajtur mbrëmë, transmeton albinfo.ch. Ai ka theksuar se, nga pikëpamja e autoriteteve zvicerane, personi në fjalë ka qenë i integruar mirë.
Në intervistën për organizatën e përmendur, H.A. ka folur për ardhmërinë e vet. Privatisht ai dëshironte që tre fëmijët e tij të kenë një jetë më të lehtë se që e kishte ai. “Në punë, VBZ ma ka ofruar një shans të mirë dhe unë dëshiroj ta shfrytëzoj atë. Do të ishte bukur nëse pas 25 vitesh do të isha ende këtu”.
Në Zvicër atij i pëlqente çdo gjë. Mbikëqyrësja e tij në punë kishte thënë se ishte impresionuar nga niveli i tij i gjermanishtes. “Për nga karakteri ai është i tërhequr dhe ngapak i turpshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














