Lajme
Perspektivë pozitive për tërheqjen e NATO-s
Në vizitën e parë që i bëri Kosovës, pasi kohë më parë u emërua ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se 12 vjet pas përfundimit të luftës është krijuar një perspektivë pozitive, që mundëson tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova.
Lidhur me zhvillimet në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë, ai është njoftuar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler. Ministri gjerman ka kaluar natën në Prizren në mesin e ushtarëve gjermanë, ndërsa sot ka vizituar edhe qytetin historik të Prizrenit ku ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e kësaj komune, Ramadan Muja.
Sipas De Maiziere, tërheqja e trupave të NATO-s do të bëhet gradualisht konform vlerësimeve të situatës së sigurisë.
Mbrëmë ministri gjerman me dyer të mbyllura kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin është biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Është e rëndësishme që bisedimet Kosovë-Serbi kanë filluar. E di që kjo është e vështirë për t’u kuptuar për popullatën e Kosovës, mirëpo nëse paraqiten probleme atëherë duhet biseduar njëri me tjetrin. Komuniteti ndërkombëtar është duke i përcjellë me vëmendje këto biseda dhe është me rëndësi që këto biseda të zhvillohen në një mirëbesim të dyanshëm sepse ndrysh nuk mund të arrihet në rezultate”, citohet të ketë thënë De Maiziere, thuhet në një komunikatë për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë.
Gjatë ditës De Maiziere është takuar edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku. Ndërkohë është thënë se Ministria gjermane e Mbrojtjes vazhdon ta ndihmojë FSK-në me mjete ushtarake. Gjermania, ka në kuadër të KFOR-it numrin më të madh të ushtarëve, me gjithë reduktimin e trupave të KFOR-it, të cilat aktualisht numërojnë vetëm pesë mijë sosh.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










