Kosova
Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”
Është bërë përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Me këtë rast ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo autostradë e lidh Kosovën edhe me korridorin e dhjetë.
“Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve. Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës”, është shprehur Lekaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e përurimit të autostradës ka thënë se kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës, por tërë rajonit.
“Është privilegj të jemi bashkë në hapjen e kësaj vepre madhore që na ofron me njëri-tjetrin dhe na bashkon me Europën”. “Përkundër sfidave ne nuk jemi ndalur, falënderojmë edhe Bechtel&Encan për këtë punë që kanë bërë”, ka shtuar Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është faktor stabiliteti që po ndërton ura, dhe jo vetëm ura fizike që lidhin qytetarët, por edhe ura të miqësisë.
“Te Kosova gjithmonë do të gjeni një partner të sinqertë dhe bashkëpunues. U jemi falënderues kryeministrave të vende fqinje. Nuk do ta harrojmë kontributin tuaj pozitiv për vendin tonë. Kosova është e fuqishme edhe të krijojë mrekulli, të cilat nuk i kemi në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Veseli.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë me rastin e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” se sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe rajonin.
“Sot për përurojmë një nga projektet më madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë. Një investim që ia ka vlejtur”, ka thënë Thaçi nga ceremonia e përurimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













