Lajme
Përurohet “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj
Magjepsëse dhe krejt e re është tashmë qendra e Ferizajt
Një projekt i madh i quajtur “Bashkimi i Qytetit” është përuruar në qytetin e Ferizajt. Përveç nënkalimit për automjete dhe këmbësorë, brenda gjendet edhe parkingu nëntokësor me 200 vende, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se “bashkimi i qytetit ndodhi”.

Ai tha se me këtë projekt, të cilin e cilësoi magjepsës, nuk do të ketë më pasiguri në hekurudha, derisa është i bindur se ky nënkalim është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e ekonomisë në këtë zonë.
“Magjepsës dhe krejt i ri është tashmë trupi i qendrës së Ferizajt. Asgjë nuk na ndal kur jemi bashkë e të vendosur. Guximi, vizioni, dija dhe këmbëngulja, triumfoi që sot të shkëlqej kjo kryevepër infrastrukturore. Me nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” që sot përuruam, i thamë përherë lamtumirë pasigurisë nga hekurudha, duke i dhënë mundësi ekonomisë në këtë zonë, lëvizshmërisë së lirë të qytetarëve të çdo moshe e patjetër një identiteti që krijon kjo vepër madhështore në zemrën e Ferizajt”.

Aliu ka uruar ferizajasit për këtë projekt infrastrukturor në qendër të qytetit.
“Dua nga zemra t’i themi të gjithëve, që vendosën qoftë edhe një gozhdë në këtë projekt, që thanë një fjalë në krahun e paskaj të mbështetjes qytetare, duarartëve që kthyen ëndrrën në realitet, FALEMINDERIT!
Ta gëzojnë ferizajasit e sotëm dhe ata që do të vijnë pas nesh, ta shijojmë të bukurën e perfeksionin infrastrukturor në damarët e zemrës së qytetit. Urime Ferizaj – Bashkimi i Qytetit – kjo vepër që trashëgim po ia lëmë brezave!”.



E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët














