Kosova
Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, përcjell albinfo.ch.
Muzeu përmban ekspozitën me 200 videointervista me të mbijetuarit e masakrës, 60 artefakte nga të vrarët, të zhdukurit e të mbijetuarit, narracione audiovizuele tematike mbi humbjen, dhimbjen, përjetimin e të mbijetuarve dhe rrëfime për mbijetesën pas luftës.
Më 25-27 mars në këtë fshat u masakruan mbi 200 civilë e u dogjën mbi 800 shtëpi.
64 persona nga Krusha e Madhe vazhdojnë të jenë të pagjetur.
Masakra në Krushë të Madhe u bë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serbë politikë dhe ushtarakë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












