Kosova
Përurohet shtatorja e Leotrimit, të vrarë nga serbët
Në Skenderaj, këtë të martë është përuruar shtatorja e shtatë vjeçarit, Leotrim Ahmetit i vrarë nga forcat serbe.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leotrimit shtatëvjeçar që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.
“Në këtë datë në shënojmë dy momente të rëndësishme: ditën e çlirimit të Skenderajt dhe ditën e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të komunës sonë. Pa mbështetjen e shteteve mike, Kosovës vështirë që do t’i vinte liria që ka pritur me shekuj. Kjo pjesë e sheshit të qytetit tonë nga sot do të personifikohet nga dy figura që u bënë të njohura me historinë e tyre. Nga Adem Jashari që personifikon trimërinë dhe guximin e trimave të UÇK-së duke dhënë jetën në shërbim të lirisë së popullit shqiptare për liri dhe nga Leotrim Ahmeti që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës. Pyetja e vetme që shtrohet më adresën e është se çfarë faji pati Leotrimi. Ai si 7 vjeçar në qendër të Skenderajt do të na ligjërojë mbi konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve”, ka thënë ai.
Profesor Nusret Pllana, fjalimin e tij e filloi duke i përshëndetur të pranishmit me fjalinë e tij të njohur “Ju flet Kosova e lirë”.
“Drenica djep dhe buka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj jo rastësisht krimet e para kundër popullit shqiptarë janë bërë në Qirez, Likoshan, dhe Prekaz. Qëndresa ishte buka dhe uji i çdo qytetari i kësaj treve heroike. Askujt tjetër nuk i ka hije 25-vjetori i çlirimit se sa Drenicës”, ka thënë ai.
Në emër të familjes Ahmeti, foli Milaimi, i cili kërkoi që të ndërtohet një obelisk që përkujton të gjithë fëmijët e vrarë. Ai nuk la pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Dhembjes së Leotrimit sot i shtohet edhe më shumë mungesa e çlirimtarëve, e bashkëluftëtareve të Malushit (babait të tij) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sa e sa Leotrima të tjera anë e mbanë Kosovës ranë që ne sot të gëzojmë e festojmë me dhimbje e krenari. Sot Leotrimi po kthehet në qytetin e tij të lindjes si një shembull i ndërgjegjes botërore të dhimbjes shekullore të shqiptarëve”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













