Kosova
Përveç Muriqit, mund të mungojë edhe Herolind Shala
Mesfushori Shala mund të mos luaj sot, shkaku i lëndimit
Duket se Kosova e ka marrë edhe një goditje tjetër para ndeshjes së sotme kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, pasi e ka humbur Herolind Shalën shkaku i lëndimit.
Thuhet se mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbullua nga Kosova të hënën.
Vlen të theksohet se Kosovës i duhet fitorja patjetër ndaj çekëve për ta realizuar kualifikimin e ëndërruar në ndeshjen e fundit në Grupit A kualifikues kundë Anglisë, të dielën në Prishtinë.
Shala i bashkohet një liste me disa mungesa të rëndësishme te Kosova, sulmuesit kryesor Vedat Muriqit, i cili e lëndoi nyjën e këmbës në fundjavë në një ndeshje me ekipin e tij Fenerbahçe, si dhe Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, të cilët mungojnë tash e disa muaj.
“E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim”, ka thënë Challandes, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











