Shkurt.ch
Pesë fish më pak viktima nga katastrofat natyrore në botë
20 mijë viktima të katastrofave natyrore janë regjistruar gjatë vitit 2013. Mesatarja e mëparshme ka qenë rreth 100 mijë viktima në vit
Gjatë vitit të kaluar në gjithë botën kanë humbur jetën 20 mijë njerëz si pasojë e katastrofave natyrore, që është dukshëm më pak se në vitet tjera. Duhet pasur parasysh me këtë rast se numri mesatar vjetor i vdekjeve nga katastrofat natyrore në botë ka qenë rreth 100 mijë, bën të ditur koncerni për mbështetjen e sigurimeve Munich Re.
Megjithëkëtë, edhe gjatë vitit të kaluar janë shënuar katastrofa natyrore që kanë marrë numër të madh jetësh njerëzore. Më e rënda ka qenë stuhia në Filipine në nëntor ë vitit 2013 e cila ka sjellë përfundim tragjik për rreth gjashtë mijë njerëz.
Nga ana tjetër, për degën e sigurimeve, katastrofa me pasoja më të rënda financiare ka qenë ajo e reshjeve të breshrit që ka ndodhur në muajin korrik në Gjermani. Shuma që fondet e sigurimeve janë detyruar të paguanin në emrin e saj ka arritur në 2.9 miliardë euro, , shkruan financialtimes.de..
Po sipas Munich Re, dëmet e shkaktuara nga katastrofa natyrore gjatë vitit 2013 janë vlerësuar në 125 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet














