Integrimi
Pesë shqiptarë dhe një serb kapen me 85 kg marihuanë
Ajo që dilerët nuk e dinin ishte se policia ishte duke ua përgjuar atyre gjatë gjithë kohës telefonat. Ata ishin përcjellë edhe gjatë pranim dorëzimit të "mallit"
Pesë shqiptarë dhe një serb të moshave 28 deri 46 vjeçare janë duke u gjykuar nga gjykata e Landit në DUisburg për vepra penale të tregtisë me narkotikë. Ata akuzohen se nga tetori i vitit 2012 deri në mars të vitit 2013 janë përfshirë në tregti me drogë të llojit marihuanë dhe kokainë.
Sipas akuzues, ata kishin filluar tregtinë me sasi të vogla të kokainës, deri në 1.5 kilogramë. Mirëpo në shkurt të këtij viti ata kishin organizuar shitjen e një sasie prej 40 kilogramësh të marihuanës. droga në fjalë vinte nga Shqipëria ose nga Greqia për në Holandë, prej nga kontrabandohej në Gjermani. Më 1 mars kjo sasi droge kishte mbërritur në Frechen të Gjermanisë.
Mirëpo ajo që dilerët e kësaj droge nuk e dinin është se policia ishte duke ua përgjuar atyre gjatë gjithë kohës telefonat. Kështu policia e kishte ndjekur edhe rastin e pranimdorëzimit të sasisë në fjalë të drogës, shkruan derwesten.de. Kur njëri nga personat që tash është i akuzuar po kthehej në banesën e tij në Hochfeld, ai u arrestua. Në bagazhin e veturës së tij u gjetën 40 kilogramë marihuanë. Ndërsa edhe 45 kilogramë tjerë të kësaj droge policia i ka gjetur dhe konfiskuar te të akuzuarit tjerë, në një depo të marrë e qira në Këln.
Pasi që vepra penale që po gjykohet është e “formatit” të madh, avokatët kanë kërkuar që trupi gjykues të jetë në përputhje me vëllimin e procesit. Fillimisht ishin vetëm dy gjyqtarë. Për këtë arsye është vendosur që seanca e parë të rifillojë pas dhjetë ditësh, kur trupi gjykues të jetë kompletuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











