Lajme
Pesë skiatorë të huaj vdesin nga orteku i borës në Alpet e këtij shteti
Raportohet se katër skiatorë norvegjezë kanë vdekur si pasojë e një orteku bore në Alpet franceze, saktësisht në rajonin juglindor Savoie, përcjell albinfo.ch.
Një ortek tjetër pranë Chamonix, në rajonin Haute-Savoie, ka lënë të vdekur një skiatore zviceran, sipas zyrës së prokurorit publik në Bonneville, raporton The Guardian.
Viktimat norvegjeze ishin pjesë e një grupi prej shtatë skiatorësh të kapur nga orteku në Val-Cenis, në kufirin me Italinë.
Tre prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa një grua ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spital me arrest kardiorespirator dhe hipotermi të rëndë, ka thënë një zyrtar në departamentin e prefektit Savoie.
Tre të tjerët kanë shpëtuar pa lëndime.
Të gjithë ishin të pajisur me fenerë orteku ndërsa ishin të angazhuar në turne skish jashtë pistave, sipas kryetarit të bashkisë së Val-Cenis, Jacques Arnoux.
“Ishte një ortek me përmasa të mëdha që u shkaktua jashtë zonës së skive”, është shprehur ai.
Një ekip prej 10 specialistësh të shpëtimit në malet e larta u bashkuan në operacion, sipas një burimi policor.
Ndërkohë, viktima në ortekun e Haute Savoie të mërkurën ishte një grua 30-vjeçare që po bënte ski jashtë pistes, në masivin Mont Blanc, sipas zyrës në Bonneville.
Ajo ishte me të atin, i cili ka shpëtuar i padëmtuar dhe vëllain e saj, i cili është dërguar në spital për trajtim.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












