Lajme
Pesë vjet që nga sulmi terrorist në Vjenë
Sot është shënuar përvjetori i pestë i sulmit terrorist në qendër të qytetit të Vjenës. Më 2 nëntor 2020, një banues në Austri me rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, i moshës së atëhershme, 20-vjeçar, qëlloi dhe vrau katër persona dhe plagosi rëndë 23 të tjerë. Një ceremoni vendosjeje kurorash u mbajt sot në përkujtim të tij. Hetimi për sulmin konsiderohet i përfunduar, shkruan orf.at, përcjell albinfo.at
Këtë vit, ashtu si në vitet e kaluara, viktimat e sulmit terrorist u përkujtuan në Desider-Friedmann-Platz në lagjen e parë. Ndër ata që vendosën kurora të dielën në mëngjes ishin kryetari i bashkisë Michael Ludwig (SPÖ), zëvendëskancelari Andreas Babler (SPÖ) dhe ministri i brendshëm Gerhard Karner (ÖVP), si dhe personalitete tjera politike, transmeton albinfo.at
Karl Nehammer (ÖVP), i cili ishte Ministër i Brendshëm në kohën e sulmit dhe më vonë u bë Kancelar, gjithashtu mori pjesë në shërbimin përkujtimor. Pasardhësi i tij si Kancelar, Christian Stocker (ÖVP), nuk mundi të merrte pjesë për arsye shëndetësore. Presidenti Federal Alexander Van der Bellen gjithashtu mungoi.
Dënime të gjata me burg për bashkëpunëtorët
Mbrëmjen e 2 nëntorit 2020, një mbështetës 20-vjeçar i grupit terrorist Shteti Islamik hapi zjarr ndaj kalimtarëve rreth zonës së jetës së natës në Trekëndëshin e Bermudës në Vjenë. Katër persona vdiqën si pasojë e të shtënave me armë zjarri të sulmuesit. Dy burra, të moshës 21 dhe 39 vjeç(v.j: njëri ndër ta, një shqiptar poashtu nga Maqedonia e Veriut), dhe një grua 24-vjeçare vdiqën menjëherë, ndërsa një grua 44-vjeçare ndërroi jetë nga plagët e marra në spital të nesërmen. Gjithsej 23 persona u plagosën. Vetë sulmuesi u përball dhe u qëllua për vdekje nga policia pranë Kishës së Shën Rupertit.
Bashkëpunëtorët, të cilët ndihmuan sulmuesin në sigurimin e armëve, morën dënimet maksimale të mundshme sipas ligjit: tre burgime të përjetshme dhe një dënim me 20 vjet burg. Dy të pandehurit e tjerë morën dënime me disa muaj për anëtarësim në një organizatë terroriste, por u liruan nga akuzat për përfshirje në vrasjet e shumëfishta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










