Kosova
Pesë xhudistë të Kosovës janë kualifikuar për Olimpiadën e Parisit
Duket se sukseset e xhudos kosovare nuk kanë të ndaluar. Ato sa shkojnë e rriten, ndërsa konfirmim për këtë janë edhe pesë normat e xhudistëve për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, përcjell albinfo.ch.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) përmes një letre që ia ka dërguar presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka konfirmuar se pesë xhudistë të Kosovës janë të kualifikuar për Olimpiadën e Parisit.
Të gjithë janë kualifikuar direkt, që është tjetër tregues se kanë pasur kampanjë të suksesshme kualifikimi.
Akil Gjakova është i kualifikuar në kategorinë deri 73 kilogramë, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë, Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë, Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë dhe Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.
Të gjithë janë me potencial për medalje olimpike, që janë më të vlefshmet në sport.
“Përgatitjet po shkojnë sipas planit. Deri më tani çdo gjë është në rregull”, ka thënë Driton Kuka, trajner i Kosovës në xhudo.
Si para çdo gare të madhe, trajneri Kuka është i matur në parashikime. Ai kujdeset që puna të jetë e nivelit më të lartë të mundshëm dhe përkushtimi e serioziteti i sportistëve i duhuri.
Kosova i ka tri medalje të arta olimpike. Natyrisht, të tria në xhudo. Në” Rio 2016”, Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Majlinda tani është trajnere në stafin e Driton Kukës. Me normë në Rio ishte edhe Nora Gjakova.
Në “Tokio 2020”, të mbajtur në vitin 2021, medalje të arta fituan Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.
Me normë në Tokio ishin edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Sërish Kosova i ka fituar pesë norma, ndërsa Driton Kuka tashmë ka nisur punën për identifikimin e xhudistëve të rinj dhe përgatitjen e tyre për të “sulmuar” normën për Lojërat Olimpike 2028.
Por, aktualisht i gjithë fokusi është te Lojërat e Parisit që mbahen në fund të korrikut e fillim të gushtit.
Në të gjitha sportet e tjera Kosova e ka vetëm një normë olimpike. Boksierja Donjeta Sadiku është po ashtu e kualifikuar. Edhe Donjeta vlerësohet pretendente për medalje.
Por, sërish momentet e krenarisë për vendin priten nga xhudistët e kryemjeshtrit Kuka.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre













