Lajme
Peticion për gratë e dhunuara
U Themelua Bordi Drejtues për organizimin e peticionit “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”
Një grup i grave më me ndikim në politikën dhe shoqërinë kosovare, kanë themeluar të enjten në Prishtinë, Bordin Drejtues për organizimin e peticionit “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”. Këtë bord e drejton zëvendëskryeministrja e deritanishme Edita Tahiri.
Këtë Bord Drejtues e përbëjnë edhe ministrja Vlora Çitaku, ish deputetet Teuta Sahatçiu, Donika Kada-Bujupi, Syzana Novobërdaliu, Kryeshefja Ekzekutive Agjencisë për Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu, si dhe nga shoqëria civile Veprore Shehu “Medica Kosova”, Luljeta Selimi –Shoqata e Gruas ‘’Jeta ne Kastriot” dhe Luljeta Vuniqi “Qendra Kosovare për Studime Gjinore”.
Tahiri tha në një konferencë për media, se qëllimi i këtij peticioni është arritja e drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Ajo fillimisht ka njoftuar që është themeluar Bordi Drejtues për organizimin e peticionit, që është me përbërje gjithëpërfshirëse politike dhe nga shoqëria civile.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka bërë të ditur se krimi gjenocidal që ka prekur mbi 20 mijë gra në Kosovë, ka mbetur ende i pandëshkuar edhe pas pesëmbëdhjetë vjetësh të mbarimit të luftës.
“Ne kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë të bërë nga forcat e Serbisë. Jo vetëm peticionin, por edhe format tjera që dërgojnë deri në realizimin e të drejtave ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës. Kërkesat tona janë legale dhe legjitime dhe bazohen në të drejtën ndërkombëtare” ka theksuar ajo.
Sipas zëvendëskryeministres Tahiri, është që Kombet e Bashkuara të bëjnë një raport për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
“Më lejoni t’iu them se Sekretari Gjeneral Ban Ki Moon ka bërë një raport global për vendet ku gjatë luftës ka ndodhur dhunimi i grave si mjet lufte, por Kosova nuk është e përfshirë në këtë raport. Nuk është përfshirë as Kroacia. Me këtë peticion që do ta organizojmë në mbarë Kosovën, kërkojmë që OKB të bëjë raport për këtë tragjedi dhe për këtë krim gjenocidal”, tha ajo.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku , ka theksuar se ky Bord do të jetë zë i atyre që nuk kanë zë.
“Lufta në Kosovë për ne ka përfunduar 15 vite më parë, por për 20 mijë gratë e dhunuara, 20 mijë familje, nuk ka paqe dhe drejtësi. Është detyra e jonë që të bëhemi zëri i atyre që nuk kanë zë, është detyra jonë që këtyre grave që janë nënat tona, motrat tona vajzat tona t’iu ndihmojmë që ta kthejnë dinjitetin në shoqërinë tonë”, ka theksuar Çitaku.
Në këtë konferencë për media kanë folur të gjitha anëtaret e Bordit Drejtues me ç’ rast kanë dhënë mesazhet e angazhimit të përbashkët për këtë çështje dhe për këtë plagë të luftës, duke u zotuar se Bordi do të çoj deri në fund misionin e saj për të vendosur drejtësinë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Për të mos i dhënë konotacione politike, Bordi Drejtues ka bërë të ditur se nënshkrimet për këtë peticion do të fillojnë të mblidhen pas zgjedhjeve me 16 Qershor 2014.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












