Lajme
Peticioni zviceran kundër avionëve luftarakë amerikanë F-35 mbledh 42,000 nënshkrime
Një peticion i “Aleancës Stop-F35” që i kërkon qeverisë zvicerane të ndalojë menjëherë blerjen e avionëve të rinj luftarakë amerikanë ka mbledhur 42,500 nënshkrime. Aktivistët duan që parlamenti, i cili do të votojë për kërkesa të ngjashme, të ndërmarrë një hap të parë në këtë drejtim.
“Nuk është tepër vonë për të marrë vendimin e duhur,” shkroi aleanca, e cila përfshin Partinë Social Demokrate të krahut të majtë dhe Partinë e Gjelbër, dhe grupe të tilla si Campax dhe Grupi për një Zvicër pa ushtri (GSoA).
Ata denoncojnë “varësinë nga Shtetet e Bashkuara që kemi kontraktuar me blerjen e këtij avioni; është dhe mbetet e pahijshme”.
Pas zgjedhjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është bërë edhe më e qartë se sa shkatërruese është një varësi ndaj SHBA-së për politikën e sigurisë, sipas Aleancës Stop-F35, e cila pretendon se përfaqëson shumicën e popullsisë, transmeton albinfo.ch.
Në një sondazh përfaqësues të publikuar nga Tages Anzeiger në prill, mbi 80% e të pyeturve thanë se kundërshtonin blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga Zvicra, theksoi aleanca, shkruan RTS.
Në vitin 2022, Berna nënshkroi një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e 36 avionëve luftarakë F-35 A, me vlerë pak më shumë se 6 miliardë CHF. Avionët do të dorëzohen nga viti 2027 deri në vitin 2030, duke zëvendësuar flotën e vjetër të avionëve luftarakë të Zvicrës të F/A-18 Hornets dhe F-5 Tigers.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










