Lajme
Pezullohet testimi i AstraZenaca-s në fëmijë
Testimi në fëmijë i vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit u ndalua, derisa rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar të hetojë lidhjen e mundshme të vaksinës me mpiksjet e gjakut te disa të rritur.
Kompania anglo-suedeze AstraZeneca zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.
Profesori Andrew Pollard, nga Universiteti i Oksfordit, i tha BBC-së se nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë sa i përket testimit, porse shkencëtarët janë duke pritur për informacione të mëtejshme.
Mbi 31.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa mbi 5.4 milionë kanë marrë dy doza.
Ky vend përdor dy vaksina: AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech, ndërsa vaksina e tretë, Moderna, është miratuar.
Testimi i AstraZeneca-s te fëmijët, i cili filloi në shkurt, po vlerëson nëse vaksina prodhon përgjigje të fortë imune te fëmijët e moshës midis gjashtë dhe 17 vjeç.
Pezullimi i testimit vjen pasi një zyrtar i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), duke folur në kapacitet personal, tha se duket se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut që janë raportuar te disa njerëz, pasi janë vaksinuar.
Përditësimet nga EMA dhe Agjencia britanike e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore priten në ditët në vijim.
Më herët, EMA ka konfirmuar se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive dhe ka thënë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë dëmet.
Opinion të ngjashëm ka dhënë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj












