E-Diaspora
Pianistja 15-vjeçare shqiptare që ka impresionuar gjermanët
Heribert Koch, docent në Shkollën e lartë në Münster, ka prezantuar Iva Zurbon nga Shqipëria, njërën ndër nxënëset më të mirë të tij në shkollën e pianos
Mysafirët e lëshuan sallën e koncerteve të kështjellës Burgau, me impresione pozitive, duke përjetuar ndjenjat e një pianisteje pesëmbëdhjetëvjeçare shqiptare, që ka një talent të rrallë për të përvetësuar 88 çelësat bardh e zi të pianos dhe për t’u avancuar në një yll të vërtetë muzikor.
Heribert Koch, docent në Shkollën e lartë në Münster, ka prezantuar Iva Zurbon nga Shqipëria, njërën ndër nxënëset më të mirë të tij në shkollën e pianos, përcjell albinfo.ch.
Vetëm disa orë më herët, Iva Zurbo zbriti nga avioni që kishte ardhur nga Tirana në Gjermani, për të shkuar në sallën e koncerteve në kështjellën Burgau, ku po e priste turma e madhe e adhuruesve të saj muzikor. Se ajo arriti piedestalin më të lartë, dëshmuan ovacionet e të pranishmëve para interpretimeve, në pauzë dhe pas koncertit. Ishte koncerti i parë muzikor solo i nxënëses shqiptare.
Në radhën e parafundit ishte ulur një intepretues i njohur i pianos nga Düreni, duke lëkundur lehtë kokën kur Iva ia qëllonte shijen muzikore.
Në radhën e fundit qëndronte i ulur Dieter Kleefisch, i cili pas interpretimit të “Sonatës nr. 2 g-mol” të Robert Schumanns u shpreh: “Ajo nuk është nga kjo planetë”. Në fund të koncertit, ovacionet e papërshkrueshme të pranishmëve u shpërblyen edhe me dy interpretime nga Iva, të Sergei Rachmaninoff “Moment Musical Nr. 4” dhe “Mazurka op. 17 Nr. 4” nga Friedrich Chopin.
Iva Zurbo i impresionoi adhuruesit edhe me një vepër të Robert Schuman, me ç’rast është dashur të interpretojë në mënyra të ndryshme të shpejtësisë së pianos, shkruan “Aachener Nachrichten”, njofton albinfo.ch.
Edhe gjatë interpretimit të veprave të Johann Sebastian Bachut, “Partita c-Moll” dhe Beethovenit “Sonate C-Dur”, Iva Zurbo e përdori teknikën e saj brilante, duke mahnitur adhuruesit e saj.
Përndryshe, Iva Zurbo është e lindur në Tiranë në vitin 2002. Mësimet e para në piano i filloi në moshën 5-vjeçare. Ka kryer Shkollën Kombëtare Artistike “Jordan Misja” në Tiranë për piano me Pedagogen Valbona Kasaj (Shehu). Koncertin e parë pianistik e ka dhënë në korrik të vitit 2008 në sallën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kur ishte vetëm 6- vjeçare.
Është fituese e disa çmimeve si fituese e çmimit të II-të në Konkursin Mbarëkombëtar te EPTA (Albania) në Vlorë (Maj 2009), fituese e çmimit special në Konkursin “F.Chopin”,organizuar nga Shoqata “F. Chopin” dhe Ambasada e Polonisë në Tiranë (prill 2010), fituese e çmimit të III-të në Konkursin Ndërkombëtar për pianistët e rinj “Ohrid Pearls” në Maqedoni (Qershor 2010), fituese e çmimit të III-të në Konkursin Ndërkombëtar “KAUNAS SONORUM” në Kaunas të Lituanisë (prill 2011), fituese e çmimit “ ABSOLUT” në Konkursin Mbarëkombëtar në Tiranë, organizuar nga EPTA (Shqipëri-maj 2011), fituese e çmimit të I-rë në Duo-Pianistike me GJ. Bejko në Tiranë, në Konkursin Mbarëkombëtar, organizuar nga EPTA (dhjetor 2011). fituese e çmimit të I-rë në Konkursin Ndërkombëtar “Cita Di Barletta” ITALI (maj 2012), fituese e çmimit “Lola Gjoka” në Konkursin Kombëtar EPTA Albania (maj 2012), fituese e çmimit Absolut ne Duo-Pianistike me E. Shima në Tiranë, në Konkursin Mbarëkombëtar, organizuar nga EPTA Albania (dhjetor 2012) , fituese çmimit Absolut “J.S.Bach” në Milano Itali, për grupmoshat 8-18 vjeç (qershor 2013) , fituese e çmimit ABSOLUT në Duo-Pianistike (dhjetor 2013), fituese e çmimit ABSOLUT Cat C në EPTA Albania (maj 2014), fituese e çmimit “A. HAJDU” në EPTA Albania (qershor 2014), fituese e çmimit “Orkestra e RTSH” në EPTA Albania (qershor 2014).
Nga vera e vitit 2017, Iva është vendosur në Münster të Gjermanisë, duke vijuar shkollën në “Marienschule”. Që nga semestri dimëror 2017/18, Iva është studente në klasën për piano të Heribert Koch në kuadër të Akademisë për të rinj në Münster.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











