Muzikë
Pianistja kosovare prezanton në Tokyo
Pianistja kosovare që po interpreton në skenat më të njohura botërore së fundmi ka prezantuar Kosovën në Tokio të Japonisë.
Ky koncert u organizua me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë si dhe 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Ngjarja qendrore e këtij organizmi ishte koncerti i pianistes Statovci, ndërsa mysafirë të mbrëmjes ishin edhe pianistja japoneze Mikako Yanagisawa dhe perkusionisti Yuichi Isse.
Pianistja Ardita Statovci ka treguar se për këtë koncert është ftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni, ndërsa e ka cilësuar si një bashkëpunim shumë të mirë.
“Koncerti është pritur jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit, përfshirë këtu personalitete të larta nga sfera diplomatike, politike e huaj dhe vendore dhe dashamirë të tjerë të artit dhe vendit tonë. Është përherë një nder dhe përgjegjësi e madhe për të paraqitur vendin tonë në mënyrë dinjitoze, ndërsa është kënaqësi që pas një pune me ngulm, rezultati është pozitiv, përderisa të pranishmit falënderohen dhe ndahen me mbresat më të mira për vendin tonë të bukur, Kosovën”, ka thënë Statovci për KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Programi me të cilin është prezantuar Statovci atje ka përfshirë vepra të rëndësishme të literaturës pianistike, duke përfshirë vepra të kompozitorëve Mozart, Schubert, Liszt, Takemitsu dhe Rachmaninov.
Në programin e koncertit, Statovci ka përfshirë edhe vepra të kompozitorëve kosovarë, ajo ka interpretuar pjesën për piano ‘Allaturka’ nga Fahri Beqiri, kurse artistët japonezë kanë interpretuar veprën “Në shpirtin e traditës” nga Valton Beqiri.
Ardita Statovci ndër vite ka interpretuar me dirigjentët më të njohur botërorë, e ka ndarë skenën me orkestrat më të njohura ku ka interpretuar si soliste dhe është prezantuar me recitale pianistike dhe muzikë kamertale në shtete të ndryshme, si Austri, SHBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angli, Bosnjë, Hungari, Gjermani, Francë, Kinë dhe Slloveni, shkruan Kultplus, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?















