Muzikë
Pianoja e Freddie Mercuryt shitet me çmim marramendës
Një ankand i jashtëzakonshëm u pa mbrëmjen e së mërkurës. Magjia, muzika dhe historia u bashkuan për të troditur Sotheby’s New Bond Street, ku 140.000 fansa kaluan për të parë ekzpozitën para se të binte çekiçi për të zotëruar reliket e këngëtarit legjendar, Freddie Mercury.
Kjo ngjarje shërbeu si një homazh për karizmën e përjetshme të gjeniut muzikor, ndikimi i të cilit vazhdon të rezonojë në industrinë muzikore, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në ankand u shfaqën një sërë objektesh personale të Freddie Mercury, nga kostumet e skenës, deri te tekstet e shkruara me dorë si dhe fotografitë e rralla.
Vetë piano në të cilën Freddie kompozoi “Bohemian Rhapsody”, një Yamaha G2 arriti të shitej në vlerën e përafërt 2 milionë euro.
Çekiçi për dorëshkrimin me tekstin e këngës legjendare “Bohemian Rhapsody” goditi në vlerën 1.6 milionë euro dhe për dorëshkrimin e me tekstin “We are the champions” në vlerën 360 mijë euro.
Mikesha e vjetër e këngëtarit ka nxjerrë në ankand rreth 1500 artikuj, të cilët dëshmojnë një pjesë të historisë së rock end roll-it./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










