Piknik Familjar-sportiv

Te nderuar zonja e zoterinj

Jeni te mireseardhur ne kete piknik, tradicional tashme, te bashkatdhetareve tane.

Ne program eshte turneu i femijeve i organizuar nga LAPSH (Lidhja e arsimtareve shqiptare),

2-3 lojra show nga ekipet e FCI e klubeve te tjere te ftuar, lojra per femije nga kllouni i FCI, Xhelili, i mirenjohur

dhe i dashur per femijet pjesemarres vitet e fundit, atmosfere festive e muzike argetuese. Femijeve pjesemarres,

si cdo vit u ndahen medaljet aq te dashura per ta. Ne kete dite te gjithe jane fitues. Prezantimi i ekipit te

junioreve te FCI qe starton ne sezonin e ri. Nje ngjarje e rendesishme per klubin tone.

Loje shperblyese(5-6 metersh, torwand) nga UnoTop AG, Biel qe ofron serish 5 bileta fluturuese Bern-Prishtine.

Per pranine e ekipit te RTK jemi ne pritje te konfirmimit nga ana e tyre.

Sponsore te interesuar mund te lajmerohen deri te enjten, 07.06.2012

Koha me diell ofrohet perzemersisht nga klubi yne per te gjithe pjesmarresit, eshte porositur ne kohe dhe ka premtuar

si vitet e fundit se do jete e pranishme.

Me teper informacione ne faqen e klubit www.fciliria.ch

Ju mirepresim.