Kultura

Piktura e Picassos blihet nga 25,000 zviceranë

Muzeu i Artit Modern në Gjenevë ka ekspozuar për herë të parë një pikturë të Picasso, e cila ishte blerë nga 25,000 njerëz online. Kjo është hera e parë që një vepër e rëndësishme e artit modern është blerë nga një komunitet dixhital. Piktura u shit për 48 orë në 40.000 pjesë të blera nga 25.000 njerëz që jetojnë në Zvicër, për një total prej 2 milionë frangave zvicerane.

Sipas drejtuesve të ankandit, ky projekt reflekton natyrën e vërtetë të artit, i cili nuk i përket vetëm një personi. Vizitorët në muze patën rastin gjithashtu të shohin një listë me emrat e të gjithë njerëzve që kontribuan për të blerë pikturën