Shqipëria
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet në Shqipëri, Rama: Nuk iki!
Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se pjesëmarrja në shkallë vendi e votuesve në zgjedhjet lokale të cilat i refuzoi opozita ishte 21.6 për qind.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në muajin korrik do të nisë një debat i brendshëm brenda Partisë Socialiste për të korrigjuar gabimet në qeverisjen qendrore dhe lokale, transmeton albinfo.ch.
Deklarata e kryeministrit u bë në fjalimin falënderuar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Rama tha se organizatorët e revolucionit imagjinar që kaluan vijën e kuqe të ligjit do të ndëshkohen.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vajzat dhe gratë në administratat e bashkive të djathta nuk do të largohen nga puna.
Pas mbylljes së procesit të votimit, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se sot 85% e shqiptarëve refuzuan kryeministrin Rama.
E Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi votimet për zgjedhjet e 30 qershorit një farsë, që u refuzua masivisht jo vetëm nga mbështetësit e opozitës por edhe vetë socialistët.
“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit njëpartiak të Edi Ramës. Me refuzimin paqësor të 30 qershorit u tregua forca e një populli të bashkuar përtej ndarjeve partiake. Edhe socialistët e braktisën Ramën. Sot kumboi mesazhi i qartë i shqiptarëve: Me këtë refuzim paqësor por të vendosur ne kemi shënuar një kthesë historike, një monument kombëtar të qëndresës dhe qytetarisë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










