Lajme
Plani i Boris Johnsonit për të mposhtur Putinin
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar që pushtimi “i tmerrshëm” i Rusisë në Ukrainë të dështojë.
Kështu, në këtë drejtim, siç shkruan BBC, përcjell Albinfo, ai ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash për të mbajtur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Ja çfarë ka thënë ai:
– Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën,
– Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën “në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen”,
– Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet,
– Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rezistojë “normalizimit” të veprimeve në Ukrainë,
– Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës,
– Duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” midis vendeve të NATO-s.
Johnson pritet gjithashtu të japë mesazhin e tij në takimet me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Downing Street të hënën.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana














