Të tjera
Platformat e huaja përvetësojnë të rinjtë e Ballkanit duke i punësuar online
Profesionistet në Ballkanin Perëndimor janë bërë të njohur në platformat ndërkombëtare të punësimit në internet.
Pesë vendet (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) renditen në mesin e 10 më të mirëve në botë për numrin e përkthyesve në raport me popullsinë që kanë. Të dhënat e “European Training Foundation” tregojnë se numri i punonjësve nga Shqipëria dhe rajoni në platformat ndërkombëtare është rritur me 3.5 herë që nga viti 2017.
Të dhënat tregojnë se deri në gusht të vitit 2021 ishin të aktivizuar ë platformat online rreth 4100 profesionistë nga Shqipëria.
Studimi ka gjetur se në platformat online burrat kanë përparësi veçanërisht në zhvillimin e softuer dhe punë të tjera teknologjike dhe kërkojnë tarifa më të larta për orë sesa gratë.
Punonjësit e platformës në distancë në Ballkanin Perëndimor janë zakonisht të rinj që kanë pajisjet e nevojshme dixhitale dhe kanë njohuritë bazike të funksionimit të tyre.
Nga ana tjetër, oferta për punë nga platformat online kërkon punonjës me aftësi jo shumë të larta futja e të dhënave, të cilat kërkojnë thjesht njohuri bazë dixhitale, deri tek projektet e zhvillimit të softuerit që përfshijnë njohuri të specializuara.
Mirëpo analizat e fisiblitettit të këtyre platformave tregojnë se perspektiva e karrierës në këto platforma nuk janë të pasigurta. Është gjithashtu e paqartë nëse aftësitë e fituara nga puna në platforma mund të njihet në tregun tradicional. Disa përkthyes të pavarur raportojnë se kanë zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët jashtë vendit. Të dhënat kanë treguar se përkthyesit nga Ballkani Perëndimor kanë përfomuar mirë në platformat e punësimit në online.
Të dhënat tregojnë se platformat ofrojnë paga dukshëm më të larta krahasuar me punët tradicionale. Punonjësit e platformave në distancë nga Ballkani Perëndimor, kërkojnë tarifa midis 14-18 USD, nga rreth 20 USD plus që kërkojnë banorët e shteteve anëtare të BE-së.
Mirëpo punësimi në këto platforma shpesh është informal. Punonjësit janë jashtë skemave të sigurimeve dhe tatimeve, ndërkohë që legjislacionet që rregullojnë punësimin në platforma nuk ekzistojnë.
Të rinjtë shqiptarë dhe ato në Ballkan kanë shanse të rrisin normat e punësimit në platformat online kryesisht për shkak të pagesave më të ulëta për punë në raport me europianët./monitor
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












